1-214-780x439

Kërkuan veturë të re nga Horacio Pagani, ua realizoi dëshirën – prodhon vetëm pesë njësi ku secila do të shitet nga 7 milionë dollarë

Disa pronarë të koleksioneve të mëdha të veturave në një moment të caktuar u mërziten ato që i kanë, dhe kërkojnë diçka të re…

Disa vite më parë, dy mysafirë të tillë trokitën në zyrën e Horacion Paganit. E pyetën nëse ekziston mundësia që të prodhojë një model të ri të Huayra, një version “me bisht të gjatë”, transmeton Telegrafi.

E pasi që pronari i këtij brendi italian dëshiron të plotësojë çdo dëshirë të blerësve, prezantoi Pagani Huayra Codalunga çdo të prodhohen në vetëm pesë njësi.

Derisa pjesa e përparme e karrocerisë na rikujton versionin standard të Huayra, pjesa tjetër është modifikuar dukshëm dhe është zgjatur për 360 milimetra.

A funksionon mirë apo jo është çështje e shijes. Motori është një AMG, 6 litërsh V12 që prodhon 840 kuaj-fuqi. E tërë kjo fuqi motorike bartet në rrotat e pasme.

Nevojitet përvojë që të operohet më këtë veturë që peshon vetëm 1280 kilogramë. Për fat të mirë, Pagani është kujdesur për një aerodinamikë shumë të avancuar, kështu që Huayra Codalung “tmerron” kur është në asfalt.

E për një veturë të tillë duhet ndarë nga kursimet hiq më pak se 7 milionë dollarë. /Telegrafi/