ana_slider_1foto

Teknorot – prodhuesi kryesor evropian për komponentët e sistemit të drejtimit për automjete.

Teknorot është prodhuesi kryesor evropian për komponentët e sistemit të drejtimit për automjete. Duke filluar udhëtimin e tij sektorial me kapital lokal në 1992, Teknorot sot vazhdon prodhimin me objekte me sipërfaqe totale 160.000 m², duke përfshirë një park të madh makinerish, me më shumë se 1.900 të punësuar. Kur përfshihen objektet e saj globale, kompania i shërben industrisë së automjeteve me mbi 2.300 punonjës dhe 190.000 m² zonë prodhimi. Produketet nga brendi Teknorot tani e tutje mund ti gjeni në të gjitha pikat tona.

1-251-780x439

Më i shpejtë në start se Formula 1, nga 0-100 km/h e arrin për 1.5 sekonda

Kompania britanike McMurtry Automotive po rikthehet në “Festivalin e Shpejtësisë” në Goodwood, por jo si mysafir, por si kandidati më serioz për fitore dhe thyerjen e rekordit aktual.

Mund të tingëllojë si e pabesueshme, por me këtë veturë gjithçka është e mundur, transmeton Telegrafi.

Vetura duket paksa e çuditshme për shkak të proporcioneve të pazakonta me një gjatësi prej 3.2 metra, por ky është vetëm një detaj në listën e gjatë të kurioziteteve që i mban kjo veturë.

Emrin e ka McMurtry Speirling, e themeluesi i saj pretendon se është më i shpejtës në start sesa Bugatti Chiron apo Rimac Nevera apo më i shpejtë se çdo veturë tjetër.

Speirling vitin e kaluar debutoi, kurse tani e kërkon fitoren që sipas të gjitha gjasave po i “buzëqesh”. Përveç që disponon specifikat brutale siç janë fuqia motorike prej 1.000 kuaj-fuqi, kjo veturë ka edhe diçka – ventilatorët.

Ato e shtyjnë veturën përpara, duke nxjerr ajrin nga lartë dhe i sigurojnë deri në 2.000 kilogramë peshë shtytëse. Kjo do të thotë se këto të dhëna nuk i disponon as bolidi i F1 prej 240 km/h.

Kur bëhet fjalë për performansat, duhet ditur se kjo veturë me motor elektrik arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 1.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 kilometra në orë.

Kujtojmë që bolidi britanik 1.000 kilogramësh ka një detyrë të vështirë – të jetë më i shpejtë sesa Volkswagen ID.R që figuron në listën e rekordeve nga viti 2019. /Telegrafi/

1-214-780x439

Kërkuan veturë të re nga Horacio Pagani, ua realizoi dëshirën – prodhon vetëm pesë njësi ku secila do të shitet nga 7 milionë dollarë

Disa pronarë të koleksioneve të mëdha të veturave në një moment të caktuar u mërziten ato që i kanë, dhe kërkojnë diçka të re…

Disa vite më parë, dy mysafirë të tillë trokitën në zyrën e Horacion Paganit. E pyetën nëse ekziston mundësia që të prodhojë një model të ri të Huayra, një version “me bisht të gjatë”, transmeton Telegrafi.

E pasi që pronari i këtij brendi italian dëshiron të plotësojë çdo dëshirë të blerësve, prezantoi Pagani Huayra Codalunga çdo të prodhohen në vetëm pesë njësi.

Derisa pjesa e përparme e karrocerisë na rikujton versionin standard të Huayra, pjesa tjetër është modifikuar dukshëm dhe është zgjatur për 360 milimetra.

A funksionon mirë apo jo është çështje e shijes. Motori është një AMG, 6 litërsh V12 që prodhon 840 kuaj-fuqi. E tërë kjo fuqi motorike bartet në rrotat e pasme.

Nevojitet përvojë që të operohet më këtë veturë që peshon vetëm 1280 kilogramë. Për fat të mirë, Pagani është kujdesur për një aerodinamikë shumë të avancuar, kështu që Huayra Codalung “tmerron” kur është në asfalt.

E për një veturë të tillë duhet ndarë nga kursimet hiq më pak se 7 milionë dollarë. /Telegrafi/